AIFF 7. FESTIVALI 2015

Edicioni i 7-të i “Aulona International Folk Festival” do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në
datat 7-9 Maj 2015.

Organizator i Festivalit është Qendra Kulturore “Aulona“, Vlorë.
Festivali ka karakter burimor e spektakolar dhe është pjesë e Turizmit Kulturor të qytetit bregdetar. Data e hapjes së Festivalit do të jetë 9 Maj 2015. Kjo është edhe dita e çeljes së Sezonit Turistik të Vlorës për vitin 2015.
Parashikohen të marrin pjesë rreth 10 Ansamble nga shtete të ndryshme të Europës e Botës si dhe grupe të ftuara nga Vlora e qytete të ndryshme të vendit. Festivali është pjesë e Kalendarit të CIOOF-it dhe mbështetet në parimet e tij.
Festivali zhvillohet në skenë të hapur ku, nata e fundit do të jetë Koncert I Madh me numura të zgjedhura.
Për të gjitha Grupet pjesëmarrëse ndahet Emblema e Festivalit ndërsa për Grupin më të mirë jepet Kupa e Festivalit.

 
Aulona International Folk Festival

Festivali “Aulona International Folk Festival“ zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës,Shqipëri. Ky Festival organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA“ (më parë me emrin “Bilbilat e Jugut“) e cila është subjekt juridik privat që vepron në bazë të Legjislacionit shqiptar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Aktiviteti synon të mbetet tradicional dhe shoqëron çeljen e Sezonit Turistik të qytetit të Vlorës në çdo muaj Maj. Festivali mbahet mbi bazën e donacioneve të ndryshme në partneritet me Bashkinë e qytetit, Dhomën e Tregëtisë dhe institucione apo subjekte të tjera të interesuara, vendase apo të huaja. AIFF është një festival i drejtpërdrejtë folklorik, mbështetet në parimet e C IOFF-it dhe drejtohet nga një Komitet Organizator (Staf) i përbërë nga personalitete dhe njerëz të artit e kulturës. Festivali i Parë është mbajtur nga data 9-11 Maj 2009.

 
KUSH ESHTE QYTETI I VLORES ?

Vlora është qytet më i bukur bregdetar i Shqipërisë dhe ndodhet në Jug-perëndim të vëndit. Qyteti ka rreth 130 mijë banor.

Lexo më...
 
You are here Historia Folk Festival 2015